Pak nga UWC ne Mostar (Herda)
-
I dashur lexues,
Une jam Herda. Mbarova vitin e 1 te UWC-se ne Mostar. Mostari eshte qyteti i dyte per nga rendesia i Bosnje&Herzegovines dhe njekohesisht eshte nje nder tre qytetet me te prekura nga lufta e shperberjes se Jugosllavise gjate 1992-1995, se bashku me Sarajeven dhe Vishigradin. Mostari eshte dukshem i ndare ne tri pjese; ate kroate, ate boshnjake dhe nje zone neutrale (gjendet ne mes te 2 pjeseve te tjera dhe konsiderohet si ‘front-line) ne te cilen jeton nje minoritet serb. Shume godina kane ende shenja plumbash si per te na kujtuar se lufta ende nuk ka mbaruar. Tre etnite qe jetojne ne qytet nuk jane ende gati te ecin perpara dhe te falin krimet qe jane bere gjate luftes nga secila pale.
Edhe vete po habitem nga qetesia me te cilen shpjegova perciptaz historine e qytetit ne te cilin kam jetuar thuajse nje vit. Kur shkova per here te pare ne Mostar, u trondita. Me dukej vetja si ne Shqiperine e 1997 (kam qene fare e vogel atehere, ama nga pamjet e shumta filmike qe kam pare dhe nga historite e shumta qe kam degjuar, ndihem sikur e mbaj mend mire ate periudhe te erret te vendit tim).
Por, ne momentin e pare qe takova njerezit me te cilet do te ndaja qofte nje ose dy vite, qyteti papritur nuk u be thjesht i bukur, por u be me i bukuri ne bote! Gjalleria, idealet dhe shpresa e madhe qe shoket dhe shoqet e mia mbartnin ishte e pashoqe dhe e pakrahasueshme!
Perpiqem shpesh ti shpjegoj UWC-ne njerezve, por esenca e atij vendi eshte aty. Eshte tek njerezit, eshte tek te qeshurat, eshte tek momentet e vogla qe ne ndajme ne dukje te parendesishme, eshte tek deshira dhe vullneti i madh me te cilat bejme sherbimet tona karshi komunitetit, eshte tek forca me te cilen luajme rugby cdo te diele dhe tek menyra sesi zihemi per te kapur dushet, eshte tek menyra sesi shoqet e dhomes nuk pertojne apo harrojne te te ‘shkundin’ cdo mengjes qe te te dale gjumi, eshte tek afrimiteti qe krijojme me mesuesit, eshte tek idealet tona te perbashketa dhe tek fakti qe besojme verberisht se ne do te kontribuojme per nje bote me te mire, eshte tek krenaria qe ndjejme per njeri tjetrin kur na dalin te mira biskotat, eshte tek gjalleria me te cilen bejme cdo gje qe nga te kercyerit ne party gjer tek debatet ne oren e historise, eshte tek fakti se nuk kemi frike te bezajme e te protestojme kur dicka nuk shkon sic duhet, eshte tek perqafimet e shumta qe te lene disa sekonda pa fryme disa here ne dite, eshte tek menyra sesi kujdesemi per njeri tjetrin, eshte tek NE.
Kush ka pasur fatin te kete qene ne nje UWC, besoj me kupton shume mire. Sa per Arelen, Iden dhe Elion (3 firstyear-at e mi te cilet mezi pres ti takoj e ti njoh) e mbaj mend fare mire kuriozitetin dhe ankthin qe ndieja vjet ne kete periudhe. Ju thjesht shijoni kohen prane familjes e njerezve te dashur, pasi sic me thane edhe mua secondndyears-at e mi vjet, kjo eshte hera fundit ne te cilen mendjen dhe zemren do ta keni ne te njejtin vend.H.
The blog I need help with is: (visible only to logged in users)
- The topic ‘Pak nga UWC ne Mostar (Herda)’ is closed to new replies.